blog-image

Kujdesi ndaj Fëmijëve në Qendrat Ditore dhe Qerdhet!

2024-02-06 14:29:09
@Shëndetësia

Mbrojtja e Fëmijëve nga Infeksionet dhe Sëmundjet në Qendrat Ditore dhe Qerdhet: Në qendrat ditore dhe qerdhet, fëmijët janë të ekspozuar ndaj mikrobeve dhe sëmundjeve të përhapura. Kjo situatë mund të çojë në sëmundje më të shpeshta, sidomos nëse higjiena nuk është në nivel. Prindërit dhe personeli kujdestar kanë një rol kyç në mbrojtjen e fëmijëve nga infeksionet dhe sëmundjet. Në qoftë se jeni prindër ose personel kujdestar, ka disa strategji që mund të ndiqni për të zvogëluar rrezikun e infeksioneve dhe sëmundjeve të përhapura në qendra kujdesi: 1. Higjiena - Pa dyshim, higjiena është një faktor shumë i rëndësishëm për vetë fëmijët dhe për fëmijët e tjerë në objekt. Me higjienën vjen edhe parandalimi i sëmundjeve të përhapura si sëmundjet e lëkurës, parazitet e kokës, viruse të ndryshme, sëmundje infektive viroze, etj. Për të qenë të sigurt prindërit dhe kujdestarët e institucioneve parashkollore, duhet që çdo ditë t'i kontrollojnë, së paku formalisht, fëmijët e tyre nga ana fizike, duke u siguruar se nuk ka ndonjë kollitje të çuditshme, ndonjë skuqje të pazakontë, ndonjë aromë të keqe, ndonjë kundërim në rrobat e tyre, etj. Gjithashtu, prindërit duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të jenë shembull i mirë në institucion, pasi fëmijët kopjojnë njëri-tjetrin dhe sjelljet e keqija shpërndahen shumë shpejt tek fëmijët. 2. Mbrojtja nga kontakti i ngushtë - Nëse femija ka temperaturë si rezultat i kollitjeve që shfaqin simptoma inflamacioni, është e udhëzueshme që ta ndani atë në një dhomë të veçantë të shoqëruar nga kujdestarja, duke i ofruar lëngje për hidratim dhe duke e monitoruar temperaturën dhe simptomat shtesë. Njëkohësisht, duhet të informohet mjeku kujdestar (nëse ka një në objekt) dhe prindërit për ta vlerësuar situatën më hollesisht. Në rast se femija ka temperaturë e cila nuk shoqërohet me kollitje, duhet ti monitorohen organet e frymarrjes, pasiqe dyshohet se mund të ketë alergji të ndryshme. Siç jemi të informuar, alergjitë mund të shfaqen papritmas, të jenë të trashëguara apo të shfaqen si rezultat i plotësimit të kushteve të pershtatshme për të shfaqur alergjinë. Në keto raste njoftohen udhëheqësit e institucionit për ta monitoruar gjendjen nga afër dhe për tu përshtatur për hapin e radhës. Procedurat vijojnë si në hapin e lartëcekur. Njoftohen prindërit, mbahet shënim për ngjarjen për ta lehtësuar hulumtimin nga ana e mjekut dhe prindërve. Nga ana tjetër, në rast se prindërit identifikojnë ndonjë anomalitet tek fëmija i tyre, do të ishte shumë më e mirë dhe e sigurt që ta dërgojnë direkt në institucione mjeksore, sesa ta dërgojnë me simptoma në institucionet e qëndrimit ditore apo në qërdhe. 3. Gjerat e rrezikshme në shtëpi dhe qërdhe - Duke pasur parasysh se femijët lidhen emocionalisht me lodra dhe duan t'i marrin ato me vete edhe jashtë shtëpisë, është e rëndësishme të kemi kujdes. Nëse gjatë ditëve të kaluara ata kanë luajtur me ato lodra jashtë shtëpisë, siç janë parqet, hapësirat e ndryshme të gjelbra etj., në këto ambiente edhe lodrat mund të bartin bakterie të ndryshme dhe ti sjellin në ambientet e qërdheve. Në këto raste, femijët duke luajtur bashkë me të tjerët, ata prekin fytyrën, gojën, hundën dhe si rezultat mund të shfaqen alergji të ndryshme, infeksione, inflamacione etj. Pra, mësimi në këtë pikë është që në ambientet publike si shkollat, qërdhet dhe qendrimet ditore, duhet që sa më pak të marrin femijët gjërë personale nga shtëpia për në institucion, dhe anasjelltas. 4. Ushqimi i shëndetshëm për femijët - Sigurohuni që fëmijët tuaj të jenë të ushqyer mirë dhe të jenë sa më të përshtatshëm për institucionet publike. Fëmijët kanë krijuar preferenca të ndryshme ushqimore nga ambienti i tyre familjar, si prindërit, gjyshërit, dhe të tjerët, kështu që punonjësit e institucionit mund të përballen me sfida duke zgjedhur ushqimin dhe duke u përballur me rezistencë nga ana e fëmijëve. Është e rëndësishme që të kujdeseni për ushqimin e preferuar të fëmijëve tuaj duke konsultuar profesionistë të fushës për të siguruar që ata të ushqehen në mënyrë të shëndetshme dhe të sigurt. Kështu që, për këtë fushë, konsultohuni me nutricionistët, alergologët dhe imunologët për të menaxhuar një shëndet të mirë me plot minerale dhe vitamina për fëmijët tuaj. Në përgjithësi, bashkëpunimi dhe komunikimi i hapur mes prindërve dhe personelit kujdestar është thelbësor për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për fëmijët. Duke ndjekur këto strategji, do të ndihmojmë në mbrojtjen e fëmijëve nga infeksionet dhe sëmundjet, duke siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për zhvillimin e tyre.

Autor: eshendetesia.com



Radio