Rreth nesh

Kush jemi ne



eshendetesia.com është platformë dixhitale medicinale që për qëllim ka dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Ne nga tereni i verifikojmë dhe i arkivojmë të gjitha bizneset që kryejnë shërbime shëndetësore, duke i intervistuar dhe duke i klasifikuar ato, me qëllim që pacienti të bën zgjedhje të lehtë dhe të shpejtë. Ne e kemi thjeshtësuar kërkimin e shërbimeve mjeksore në mënyrë që t'i evitojmë vështirësitë e termeve shkencore, sepse pacienti nuk ka nevojë me i ditë ato, por me i gjetë ato! Tek ne shëndeti është gjithçka.





Misioni



Misioni ynë është që ta ngrisim cilësinë në shëndetësi nëpërmjet transparencës, duke i dhanë hapsirë të gjitha bizneseve medicinale nëpërmjet konkurencës. Ta lehtësojmë qasjen në shërbimet e nevojshme medicinale, ti shfaqim reagimet dhe vlersimet e vizitorëve, ta ngrisim besimin e pacientëve dhe ta përmirësojme imazhin e mjeksisë Kosovare si fillim.

Ne i kemi dhënë prioritet transparencës dhe korrektësisë, andaj ne do ti përkrahim të gjitha bizneset që tregojnë gatishmëri në përmirësimin e shërbimeve, transparencës dhe korrektësisë.



Sherbimet



eshendetesia ofron mundësinë që secili biznes ta ket profilin tij, t’i prezentojnë informacionet, shërbimet, adresen dhe lokacionin në Hartën e dedikuar vetëm për shërbime shëndetësore, fotograleri - personale, panoramë me pamje 360° në disa lokacione që pacienti ta lokalizoj shpejt dhe lehtë, Direct Call që ta kursejmë kohë e pacientit me ruajtjen e numrave kontaktues, Messenger – që të lehtësohet komunikimi në mes Doktorit dhe Pacientit, të kursehen nga shpërqëndrimet e bisedave me familjarë, Forumi i cili do ta lehtësojë komunikimin dhe bashëpunimin në mes komunitetit medicinal të së njejtit departament, ku dhomat do të jenë të m byllura që komunikimi të jet 100% privat, mundësi që ta reklamojnë edhe webfaqen e tyre dhe rrjetet sociale, prezantimin e punimeve të tyre me video dhe animacione (brenda platformës).

Ju mundëson që pacientët ta ruajnë në Favorite një shërbim, biznes apo lokacion të dëshiruar, ti ndajnë me miqt preferencat e tyre në të gjitha rrjetet sociale.



Vizioni



Platforma eshendetesia do të ofrojë lehtësi të vazhdueshme në lëminë e medicinës duke përdorur teknologjinë si shërbim. Do të ofroj inovacione gjat gjithë kohës për ta përmirësuar mirëqenjen e pacienteve dhe për ta avancuar mjeksinë.



•••

Baza e të dhënave

Platformë e cila është e dedikuar dhe e personalizuar, përmbanë të gjitha shërbimet medicionale.

E freskueshme

Platforma jonë freskohet në kohë reale dhe çdo informacion ne e verifikojmë personalishtë.

Lehtësim

Kjo platformë ofron mundësinë e zgjedhjeve të problemeve shëndetësore lehtë dhe shpejtë, nga pëllëmba e dorës

Radio