blog-image

Rreziku i Teknologjisë: Si Po Ndikojnë Video-t e Shkurtra dhe Rrjetet Sociale në Fëmijët dhe Adoleshentët?

2025-01-30 14:56:46
@Shëndetësia

A po na e rrëmben teknologjia mendjen? Nëse ke një telefon në dorë, është shumë e mundur që ke kaluar orë të tëra duke parë video të shkurtra – një moment qesh, në tjetrin qanë, në tjetrin ka befasi, pastaj frikë dhe më pas emocion. Por, a e ke menduar ndonjëherë si po ndikojnë këto video në mënyrën se si ne mendojmë dhe sillemi? A po na ndryshojnë videot e shkurtra jeten? Këto video janë krijuar që të na mbajnë të lidhur, por realisht po trajnojnë trurin që të kërkojë gjithmonë më shumë stimuj të shpejtë. Aftësia për t'u përqendruar po zbehet, dhe shumë njerëz thonë që kanë më pak durim për të lexuar një libër apo për të ndjekur një bisedë të gjatë. Sugjestionet dhe manipulimi i pavetëdijshëm Disa prindër dhe ekspertë kanë vënë re se shumë video përpiqen të ndikojnë në mënyrën se si mendojmë dhe ndihemi pa e kuptuar fare. Përdorimi i tingujve, dritave ose mesazheve të fshehura mund të ndikojnë në emocionet dhe vendimet tona. Ka raste kur videot nxjerrin sjellje të çuditshme në formë sygjastioni, si imitimi i kafshëve, imitimi i të rriturve – fëmijët mund të fillojnë të sillen si mace, qen, njëbrirësh apo edhe si një i rritur! A e keni vërejtur së në shumicën e animacioneve që shikojnë fëmijët tanë nuk kanë identitet gjinor, duken as mashkull as femer, madje gati të gjitha videot përmbajnë ngjyra që identifikojnë një komunitet të caktuar. Kjo mund të duket qesharake, por çfarë ndodh kur dikush fillon të ndiejë se nuk është vetvetja më? Truket dhe rreziqet që po dëmtojnë fëmijët Mund të keni parë video me truke të çmendura – si kur presin gishta me thikë dhe asgjë nuk ndodh. Në realitet, përdorin sallam dhe ketchup për të krijuar iluzionin. Problemi është se fëmijët nuk e kuptojnë gjithmonë dhe mund ta provojnë vetë, duke u lënduar. Përveç kësaj, lojërat e rrezikshme janë gjithashtu një problem – ka fëmijë që kanë provuar eksperimente me rrymë elektrike, kanë kërcyer nga lartësi të mëdha, apo janë futur në sfida që kanë përfunduar tragjikisht. Edhe pse platformat po mundohen të ndalojnë këto video, ato ende qarkullojnë. Thirrja për rebelim dhe sfidat e rrezikshme Disa video mund të duken “cool”, por në fakt, të shtyjnë të bësh gjëra që nuk janë në interesin tënd. “Mos dëgjo prindërit, sfido mësuesit, bëj ç’të duash!” – është e fuqishme, por a është kjo ajo që të ndihmon të bëhesh më i mirë? Disa mund të përdorin këto mesazhe për të manipuluar të rinjtë dhe t’i shtyjnë në veprime që mund të kenë pasoja të rënda. Rreziku i ekspozimit të vajzave dhe kërcënimi nga pedofilia Ekspozimi i tepërt dhe mungesa e dijes për sigurinë online ka bërë që vajzat e reja dhe të mitura të jenë më të ndjeshme ndaj manipulimeve. Disa individë mashtrojnë vajzat për të ndarë foto dhe video intime, pa kuptuar se ato mund të shfrytëzohen nga pedofilët dhe persona me qëllime të këqija. Ky ekspozim mund të çojë në pasoja të rënda, përfshirë kërcënime dhe abuzime. Prindërit dhe edukatorët duhet të edukojnë fëmijët për kërcënimet dhe të ndërmarrin hapa për t’i mbrojtur ata. Si t’i mbrojmë fëmijët nga kjo “breshëri informacioni”? Sigurohuni që fëmijët të shikojnë përmbajtje nga burime të besueshme: Nëse një kanal ka video të dhunshme, frikshme, manipulative apo hipnotizuese, bëni bllokim dhe raportoni. Vëzhgoni nëse fëmijët tuaj ndryshojnë sjelljen – si veshjet që të duken më e rritur dhe më tërheqëse, zbukurimet me buzëkuq dhe preparate për të rritur, apo kur ikin nga sytë e prindërve gjatë lojërave online. Kjo është një shenjë që kërkojnë hapësirë për të komunikuar me të huaj të cilët kërkojnë gjëra nga faëmijet tuaj. Kjo duhet të ngrejë shqetësimin dhe të reagoni në përputhje me këshillat e psikologëve dhe institucioneve sociale dhe ligjore. Kjo mund të shpëtojë jo vetëm fëmijën tuaj, por edhe të tjerët.

Autor: Eshendetesia.com



Radio