Për herë të parë ne rajon, procedura me e re e trajtimit të prostates me metodën Rezum Water Vapor kryhet ne Spitalin Medical Center nga Dr. Rinon Dervishi - Urolog.
Kjo metodë është një terapi minimalisht invazive transuretrale për zmadhimin beninj të prostatës e cila përdor energji termike për trajtim, dhe kryhet pa pasur nevoj per anestezion te pergjithshem.
Përparësia e kësaj metode është minimalisht invazive, intervenimi zgjat vetëm 10 - 15 min, shmangë dëmtimin termik dhe rrezatimin. Nuk ka gjakederdhje, ruajtja komplete e aftesise seksuale, pa komplikime gjate dhe pas intervenimit siq jane te metodat tjera dhe pacienti lirohet ne shtepi 1 ore pas intervenimit.
Përgjigja natyrale shëruese e trupit thith indin e trajtuar, duke rezultuar në hapjen e uretrës dhe një reduktim të simptomave të BPH. Shumica e pacientëve fillojnë të përjetojnë lehtësim nga simptomat brenda dy javësh dhe përfitimi maksimal mund të ndodhë brenda tre muajve.
Brenda pak ditësh, ju duhet të jeni në gjendje të rifilloni aktivitetet normale dhe shumica e pacientëve vërejnë një përmirësim të simptomave brenda dy javësh.