blog-image

Çka është "Cluster headache"?

2023-05-11 11:44:36
@Shëndetësia

PSE dhimbja më e madhe në botë është dhimbjet e koncentruara (grumbulluar) në kokë e quajtur "cluster headache"? Dhimbjet grupore të kokës, e njohur ndryshe si "dhimbja vetëvrasëse të kokës ", është aq e rëndë sa shumë shkencëtarë besojnë se është dhimbja më e keqe që një person mund të përjetojë. Dhimbjet grupore të kokës prekin burrat në një shkallë më të madhe se gratë. Ndodh në seri çdo disa javë ose muaj. Çdo sulm zgjat nga 15 minuta deri në 3 orë. Kryesisht dhimbja është e përqendruar rreth syve ose pas syrit. Etiologjia e saktë e sëmundjes është e paqartë. Aktiviteti patologjik i hipotalamusit konsiderohet se luan një rol kryesor në zhvillimin e sëmundjes, siç konfirmohet indirekt nga natyra ritmike e episodeve të dhimbjes së kokës. Faktorët nxitës përgjegjës për shkaktimin e sulmeve të reja janë individuale për çdo pacient.

Autor: Eshendetesia.com



Radio