blog-image

Sterilizimi i kafshëve

2022-05-23 10:40:05
@Fauna Jonë Clinic

Këshilla nga veterinari Sterilizimi i kafshëve Sterilizimi është term që përdoret për të përshkruar procedurën e njohur si ovariohisteroktomi. Në këtë procedurë largohet mitra dhe vezoret. Disa veterinarë , duke e përfshirë këtu edhe vendin tonë janë duke i larguar vetëm vezoret procedurë kjo e njohur si ovarioektomi. Në përgjithësi rekomandohet që femrat të sterilizohen sepse ka shumë përfitime shëndetësore dhe përparësi, dhe sterilizimi gjithashtu ndihmon në parandalimin e mbipopullimit. Cilat janë përparësitë e sterilizimit të kafshëve? *Parandalimi i afshit apo estrusit *Kur femrat janë në afsh ato kanë tendenca të ikin në mënyrë që të gjejnë partner. Kjo sjellje e padëshiruar dhe e rrezikshme eliminohet *Eliminohen luhatjet hormonale që mund të shkaktojnë barsmëri të rrejshme *Parandalimi i infeksioneve të mitrës e njohur si pyometër *Parandalimi i kancerit të gjirit *Eliminohet mundësia e zhvillimit të kancerit të mitrës dhe vezoreve *Kafshët e sterilizuara në përgjjithësi jetojnë më gjatë se kafshët e pa sterilizuara

Autor: Dr. Ilirjan Jusufi



Radio