blog-image

VESHKA DHE ZEMRA NJË MARRËDHËNIE TINËZARE

2023-03-09 17:15:01
@Shoqata e Nefrologëve të Kosovës

Dita botërore e veshkës, tradicionalisht e enjtja e dytë e muajit mars këtë vit shënohet në nivel global me moton “VESHKË TË SHËNDETSHME PËR TË GJITHË, të pergatitemi për të papriturën t’i mbështesim më të rrezikuarit! Fushatat ndërgjegjësuese të komunitetit të nefrologëve botëror ju kushtuan solidarizimit dhe mbështetjes për popullatat e rrezikuara ende në margjinat e dëmtimeve nga SARS2 CoV dhe reagimieve të vaksinave të shpikura në pandeminë COVID19, luftërave në botë, viktimat e tyre si dhe katastrofat natyrore pra tërmetet e ditëve të fundit. Shoqata e nefrologëve të Kosovës dhe komuniteti i nefrologëve e profesionistëve të fushës organizoi fushatë ndërgjegjësimi me moton “VESHKË TË SHËNDETSHME PËR TË GJITHË, të përgatitemi për të papriturën t’i mbështesim më të rrezikuarit! Këtë vit Dita Botërore e veshkës u organizua së bashku me shoqatën shqiptare të nefrologjisë. Fushata u shtri në shkollat fillore me ligjërata e videosesione për të nxitur kurreshtjen për shëndetin e veshkëve, në qendrat e frekuentuara tregtare me anketa të digjitalizuara për të matur dhe për të shtuar vëmendjen ndaj shëndetit të veshkës, funksioneve të veshkës dhe faktorëve të rrezikut, këto të dhëna do të gjenerohen dhe do të analizohen statistikisht në softwerët aplikativ. Anëtarët e shoqatës së nefrologëve të Kosovës dhe Shqipërisë u paraqitën në seanca informartive ne mediumet publike radiotelevizive. Nxitur nga udhëheqësit e shoqatës së nefrologëve në Shqipëri Prof. Myftar Barbullushi dhe Prof. Alma Idrizi shoqata e nefrologëve u angazhua në hulumtime retrospektive për sëmundjen kardiovaskulare në pacientët me sëmundje kronike të veshkës si sëmundja jetëkërcënuese e këtij komuniteti. Dita Botërore e Veshkës kulmoi me konferencën shkencore ku morën pjese 240 pjesëmarrës, u shpalosën 10 punime e hulumtime shkencore nga ligjëruesit nefrolog, nefrolog pediatër dhe urolog nga Kosova, Shqipëria e Turqia. Sëmundja kronike e veshkës është shkaktare dhe pasojë e sëmundjes së zemrës dhe sëmundja e zemrës mbetet shkaktari i parë i vdekshmërisë në popullatën me sëmundje kronike të veshkave si dhe në popullatën e pacientëve të transplantuar. Vdekja nga sëmundjet kardiovaskulare është 10-30 fish më e mundur te pacientët me CKD si dhe në pacientët e transplantuar krahasuar me popullatën e përgjithshme. Transplantimi i suksesshëm i veshkës si mundësia e artë e zëvendësimit të funksionit renal e ditëve tona shoqërohet me përmirësim të parametrave të funksionit kardiak në rastet me kardiomiopati uremike ndërkaq në pacientët me diabet, shtypje të lartë të gjakut, c’rregullim të yndyrërave, mbipeshë shtuar këtu terapinë imunosupresive, toksicitetin e barërave imunosupresive si dhe ekzistimin e faktorëve të pamodifikueshëm të riskut: predispozita gjenetike, mosha e gjinia mbetet rreziku potencial I MACE, mortalitetit dhe morbiditetit duke u llogaritur shkaktari i parë i vdekshmerisë me shkallën 50 %. Sëmundja kronike e veshkëve llogaritet të perfshijë 10 % të popullatës së pergjithshme, 840 MLN njerëz në botë vuajnë nga ndonjë stad i sëmundjes së veshkës, në Kosovë janë 108 pacientë të transplantuar dhe mbi 800 në program të rregullt të hemodilizës (regjistri renal Europian Annual Report 2020). Vjollca Godanci - Kelmendi, MD Specialiste e mjekësisë Interne – Nefrologe Kryetare e Shoqatës së Nefrologëve të Kosovës KO 02587-01-04 / 05 QKUK Klinika e Nefrologjisë Tel. +381 38 5006003529 GSM: +383 44 168222

Autor: Vjollca Godanci - Kelmendi, MD



Radio