Edukimi i fëmijëve në popull njihet ndryshe si “Edukimi Informal” i cili bëhet në disa faza. Këto faza fillojnë në fëmijërinë e hershme, duke vazhduar në çerdhe, në fazën e arsimit fillor dhe vazhdojnë me arsimin e mesëm dhe të lartë, deri në martesën e sukseshme.
Dhurata më e mirë nga prindërit për fëmijën e tyre është edukimi gjithëpërfshirës dhe edukimi moral. Njohuria nuk mund të fitohet me përtaci. Nëse dikush fiton njohuri për përfitime ekonomike, atëherë fëmija do të bëhet i mirë vetëm në një drejtim, por do të humbasë shumë në jetën shpirtërore e cila zë një vend të madh në jetën dhe edukimin e njeriut. Fëmijës duhet t'i mësohet besueshmëria, mirësjellja, modestia dhe përulësia.
Në teorinë edukative, njohuritë fitohen për të aktualizuar dhe përsosur të gjitha dimensionet e qenies njerëzore. Nga pikëpamja profesionale, edukimi duhet të bëhet nga profesionistë të kualifikuar që të arrihet modeli më i lartë dhe më i dobishëm.
Një fëmijë mund të përshkruhet si një person produktiv nëse ka arritur sukses në arsimin profesional, edukim moral, një martesë të suksesshme, një punë premtuese dhe pasardhës të arsimuar.