Dr. Vjollca Godanci-Kelmendi, MD - Nefrologe Nefrologe me përvojë të gjatë dhe përkushtim të thellë ndaj përmirësimit të shëndetit të pacientëve, duke ndjekur vazhdimisht zhvillimet më të fundit në fushën e mjekësisë. Pjesëmarrja në seminare dhe takime profesionale është një prioritet, me qëllim avancimin e njohurive në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të veshkave dhe mjekësisë interne. Krenare për mundësinë e shërbimit ndaj komunitetit të nefrologjisë nëpërmjet Shoqatës së Nefrologëve të Kosovës, duke kontribuar në përparimin e fushës dhe edukimin e profesionistëve të tjerë shëndetësorë. Aktualisht drejton Ambulancën Specialistike ASKLEPI MED, një qendër që ofron një gamë të gjerë shërbimesh diagnostike dhe terapeutike, përfshirë Vizita Mjekësore, Ekografi (ultrazë), Elektrokardiogram (EKG) dhe monitorim të presionit arterial me ABPM (Holter për TA). Fokusi qëndron në ofrimin e kujdesit të personalizuar dhe të bazuar në evidenca, duke garantuar kujdes të cilësisë më të lartë për secilin pacient.