Kthehu tek biznesi





Stomatologjia

Stomatologji preventive: Edukimi shëndetësor, fluorizimi i dhëmbëve, vulosja e fisurave, ruajtësit e hapësirës pas humbjes së hershme të dhëmbëve të qumështit. Stomatologji restorative: Rindërtimi i dhëmbëve të dëmtuar nga kariesi apo traumat me ndihmën e mbushjeve të amallgamit apo me mbushje estetike, kompozitët. Tek dhëmbët e qumështit preferojmë gllasjonomerët si mbushje më biokompatibile. Endodonci: Trajtim jo kirurgjik i kanalve të rrënjëve të dhëmbit gjatë inflamacioneve të palcës së dhëmbit apo të indeve përreth. Stomatologji kozmetike (bleaching): Zbardhimi (bleaching) është metodë stomatologjike jo invazive. Megjithatë zbardhimi ka edhe efekte anësore si irritm i mishërave të dhëmbit dhe ndjeshmëri e rritur e dhëmbëve. Aplikojmë edhe zbardhimin e brendshëm te dhëmbët e devitalizuar. Parodontologji: Menjanimi i depozitimeve të buta dhe të forta, trajtimi xhepave parodontal, gingivoplastika, gingivektomia, imobilizimi i dhëmbëve parodontal, trajtimi i fokalozave dentare.

Kontakto biznesin

viber

Shërbimet tjera


Radio