Ordinanca ORS

Fizioterapi dhe pajisje Ortopedike


Ordinanca ORS




Shërbimet


Stafi

doctor-image
BPT Bachelor of Physiotherapy Haki Selmani


Trajtimi efikas është vendimtar për suksesin e terapisë në Fizioterapinë moderne. Kjo mbështetet nga një ambient tërheqës. Të dyja mund t'i gjeni këtu në ORS Fizioterapi dhe paisje Ortopedike në Fushë Kosovë. Përjetoni fizioterapi efikase duke iu përshtatur nevojave dhe simptomave tuaja. Ekspertë të kualifikuar do të krijojnë planin tuaj personal të trajtimit, në mënyrë që ti ktheheni jetes normale pa dhimbje sa më shpejt të jetë e mundur. Përveç terapive standarde, ne ju ofrojmë qasje të ndryshme terapeutike të bazuara në Bobath, Schroth ,Terapi manual, masazha etj. Cilësi të lartë dhe trajtim individual! Në varësi të shërbimeve që ju nevojiten, fizioterapisti me përvoj dhe i duhur për nevojat tuaja ju pret në Ordinancen tonë në një ambient praktikë modern dhe ekskluziv. Falë shkollimit të klasit të lartë dhe trajnimeve të avancuara, ne jo vetëm që jemi të specializuar në fushën e fizioterapisë dhe shëndetit, por gjithashtu ju ofrojmë një gamë të gjerë teknikash dhe terapish të ndryshme prandaj tek ne ju gjithmonë merrni trajtimin e duhur. Trajtimi i duhur dhe individual për çdo pacient: ORS në Fushë Kosovë ofron një larmi të gjerë metodash për të garantuar mirëqenien tuaj dhe për të rikthyer aftësitë tiuaja fizike. Në bashkëpunim me mjekunj, ne do të gjejmë terapinë për ju dhe do të krijojmë një plan individual për trajtimin simptomave tuaja përgjithmonë. Metoda të shumta trajtimi! Qoftë lëndime sportive, dhimbje shpine, paraliza, herni diskale , spondyloza , çrregullime funksionale të sistemit nervor dhe vaskular , çrregullime funksionale në nyje dhe muskuj, ka shumë fusha të aplikimit të fizioterapis . Pavarësisht nga simptomat që keni, ne do të gjejmë terapinë e duhur për ju. Kufizimet në lëvizje, funksion dhe veprimtari mund të ulin ndjeshëm cilësinë e jetës. Terapia e duhur ju kthen cilësinë e humbur të jetës. Përveç fizioterapisë klasike, ORS ofron shërbime të tilla si terapi manuale, fizioterapi sipas Bobath, mjekësi alternative (PT), kinesio tape , traksion dhe shumë më tepër. Vetëm ata që ndihen mirë mund të bëhen të shëndetshëm! Në ORS, ju si person jeni në qendër të vëmendjes. Për ne nuk ka zgjidhje të përgjithshme, vetëm koncepte individuale në bashkpunim me ju. Thelbi i kësaj filozofie është kujdesi personal për ju dhe një qasje e gjithëanëshme terapeutike. Mirëqenia dhe shërimi juaj është në radhë të parë. Kjo është arsyeja pse ne jemi gjithmonë pranë jush kur keni nevojë për ne. Ju mirëpresim! ORS Fizioterapi dhe paisje ortopedike Rr. Agron Rexhepi Rr. Uglare, te Bau Marketi në Fushë Kosovë. 500 metra nga udhëkqyri. Fushë Kosovë Tel: +383 44 447-340 +383 49 870-642




pano-img
pano-img



Dita
Orari
E hënë
09:00 - 18:00
E martë
09:00 - 18:00
E mërkurë
09:00 - 18:00
E enjëte
09:00 - 18:00
E premte
09:00 - 18:00
E shtunë
09:00 - 14:00

Biznesi:
Ordinanca ORS

Adressa:
Rr. Agron Rexhepi pn. Objekti Fushe Kosove. 12000

Shteti / Qyteti / Qytetëza :
Kosovë → Fushë Kosovë → Uglare

Voto biznesin