Kolegji i Kirurgëve të Kosovës - Kosovo College of Surgeons (3k - KCS)
Më 3 dhjetor 2018, një grup përfaqësues i Shoqatave Kirurgjikale të Kosovës u mblodhën në zyrat e Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë së Kosovës dhe themeluan Kolegjin e Kirurgjisë së Kosovës si një trup i unifikuar i 14 Shoqatave Kirurgjikale të Kosoves, që përfaqësojnë më shumë se 800 kirurgë (Figura 1). Ideja për të krijuar një kolegj si një trup i rëndësishëm shkencor dhe mbrojtës i të gjithë kirurgëve të Kosovës ka vazhduar për disa vite dhe ky qëllim eshte realizuare tani.
Më pas, më 17 dhjeto të gjitha Shoqatat Kirurgjike të Kosovës u takuan përsëri dhe zgjodhën Presidentin e Parë të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës Prof. Rifat Latifi, i cili eshte Profesor dhe Kryetar i Departamentit të Kirurgjisë të Kolegjit Mjekësor të Nju Jorkut, dhe Drejtor ne Departamentin e Kirurgjisë, Qendra Mjekësore e Westchesterit, Valhalla, Nju Jork, SHBA dhe krijues i programit të Telemjekësisë së Kosovës dhe Shqipërisë (Figura 2).
Kongresi i parë Shkencore i Kolegjit te Kirurgeve te Kosoves do të mbahet në Qershor te vitit 2019.
Kolegjin e Kirurgeve te Kosoves e perbejne keto shoqata :
1. Kirurgjia e Përgjithëshme
2. Kirurgjia Plastike
3. Kirurgjia Torakale
4. Kirurgjia Urologjike
5. Kirurgjia Maksilofaciale
6. Kirurgjia e Femijeve
7. Kirurgjia Vaskulare
8. Neurokirurgjika
9. Gjinekologjia
10. Oftalmologjia
11 Otorinolaringologjia
12. Anestezioni me Reanimacion
13. Kardiokirurgjia
14. Qendra e Telemjeksise
Therasim edhe Kirurget Shqiptare - Kosovare te Europes dhe gjithe botes te na bashkangjiten.
Dr. Skender A. Zatriqi PhD
Drejtor Ekzekutiv
Ky biznes nuk ka regjistruar pamje 360°