PREMIUM HOSPITAL

Spitali Special


PREMIUM HOSPITAL




Shërbimet


Stafi



"PREMIUM HOSPITAL" është i specializuar per Gjinekologji, Kardiologji Invazive dhe Kirurgji. PremiumHospital ofron zgjidhje të avancuara te shêrbimeve te cilat jepen në mënyren më profesionale. Qendra është e shquar për mjekimin e grupeve të veçanta, veçanërisht për rastet e gjinekologjisë dhe kardiologjisë intenzive dhe atyre që vuajnë nga pasojat e ngjarjeve kirurgjikale. Spitali angazhon ekspertët më eminent vendor dhe ndërkombëtar nga fusha e mjekësisë, që janë të specializuar për disciplinat e ndryshme subspecialistike. Intervenimet realizohen në sallat operative me tekonologjinë e fundit moderne. Bazuar në seriozitetin e punës, ndërhyrjet kirurgjikale realizohen me anestezion të përgjithshëm, regjional dhe epidural. Anestezioni i përgjithshëm zbatohet më së shpeshti në kirurgjinë spinale, dhe natyrisht kur është e indikuar në aspektin mjekësor. Sallat e operacionit janë të pajisura me aparaturë lëvizëse moderne, ashtu që të gjitha ndërhyrjet kirurgjike të realizohen me precizitet të përkryer. Pas operacioneve, varësisht nga vetë ndërhyrja, pacientët dërgohen në njësinë e mjekimit intenziv, gjysmë intensiv por edhe drejtpërsëdrejti në dhomat për pacientë, ndërsa procesi i rehabilitimit në numrin më të madh të rasteve fillon menjëherë pas operacionit. Premium Hospital kontribuon në ofrimin e ngritjes së përgjithshme të cilësisë në shërbimet mjekësore dhe konkurencës së spitaleve vendore dhe te jashtme; Zhvillon program të kirurgjisë një ditore në përmasa të cilat nuk kanë qenë prezent në asnjë spital të Kosovës. PremiumHospital është spitali më i madh special me 3 departamente kyqe, në Republikën e Kosovës dhe shtrihet në një sipërfaqe prej xxxxxx m2, në tre kate. Objekti është i pajisur me paisjet më të reja dhe më të avancuara të teknologjisë mjekësore. Është ndërtuar komplet blloku i ri operativ me tri salla operative, dhomën për zgjim (këndellje), mjekime intenzive dhe gjysëm intenzive. Sektori për pushim dhe rehabilitim të pacientëve përbëhet nga 11 dhoma, dy prej të cilave kanë nga një shtrat (VIP), dy dhoma i kanë nga dy shtretër ndërsa dhomat tjera kanë nga 1 shtrat. Secila dhomë ka shtretër automatik elektrik, banjo të veçantë, TV, WiFi, thirrje të infermieres (nurse calling) dhe klimën me ventilacion që për pacientët do të thotë komoditet maksimal dhe siguri.

 PREMIUM HOSPITAL
 QUALITY HEALTHCARE!




pano-img
pano-img
pano-img



Dita
Orari
E hënë
08:00 - 18:00
E martë
08:00 - 18:00
E mërkurë
08:00 - 18:00
E enjëte
08:00 - 18:00
E premte
08:00 - 18:00
E shtunë
08:00 - 18:00

Biznesi:
PREMIUM HOSPITAL

Adressa:
Magjistralja Prishtinë - Ferizaj, km4

Shteti / Qyteti / Qytetëza :
Kosovë → Prishtinë → Qagllavicë

Ueb faqja e internetit:
http://premiumhospital.net/

Voto biznesin