Epikondilitet paraqesin inflamacionin e tendines së muskujve ( ngjitjes së muskujve ) në anën e brendshme apo te jashtme të bërrylit. Kjo shfaqet si pasojë e tejpërdorimit të lëvizjeve të shuplakës së dorës dhe të bërrylit, që përcjellet me dhimbje në regjionin e bërrylit, mpirje të dorës e dobësim muskular.
Rehabilitimi i epikondilitit mund të menaxhohet në mënyren më moderne fizioterapeutike përmes Shockwave terapisë, ku me vetëm 3-5 seanca terapeutike mund të eleminoni dhimbjen shumëvjecare në bërryl.